
Ajo ishte në një sekt fetar si fëmijë, anëtare e organizatës ‘Dëshmitarët e Jehovait’. Në shtëpinë ku u rrit Rebeka e vogël, nuk kishte datëlindje, as Krishtlindje, as televizor, ndërsa librat censuroheshin. Ajo u paralajmërua vazhdimisht, se ligësia rinore ose sjelljet e këqija, do të sillnin mbi të zemërimin e Perëndisë. Modestia praktikohej deri në atë masë, sa ajo kaloi pubertetin pa iu treguar se si funksionon trupi i saj, shkruan tabloidi anglez “Daily Mail”.

Jeta e saj dhe e familjes së saj drejtohej nga pleqtë e plotfuqishëm të organizatës së ‘Dëshmitarëve të Jehovait’. Ajo jetoi me frikën e këtyre burrave, kështu që kur i zbuloi nënës së saj, se ishte abuzuar seksualisht që në moshën 12-vjeçare, gjithçka duhej të mbulohej.

Sot, Rebeka Vardi, 41-vjeç kujtoi fëmijërinë e saj traumatike. Siç thotë ajo, nuk ka pse të heshtë dhe të ketë frikë nga askush. Sot ajo është gruaja e futbollistit Xhimi Vardi dhe nënë e pesë fëmijëve. Ajo foli për kalvarin e saj në një dokumentar në “Channel 4”. Në të, ajo interviston ish-‘Dëshmitarë të tjerë të Jehovait’ dhe përpiqet të kundërshtojë lëvizjen në selinë e tyre 150.000.000 £ në Mbretërinë e Bashkuar në Essex.
“Unë e quaj kult! Njerëzit manipulohen, u bëhet shpëlarje truri, është sjellje e detyruar dhe transmetohet brez pas brezi. Sapo të jesh në të, është kaq e vështirë të shohësh pamjen më të madhe, se është e gabuar dhe imorale”,- thotë Rebeka dhe vazhdoi:
"From the age of 12-years-old I was being abused and instead of being supported, I was blamed."
— Channel 4 Dispatches (@C4Dispatches) May 15, 2023
Rebekah Vardy grew up as a Jehovah's Witness. She shares her experience of how the religious organisation handled her allegations of being sexually abused as a child. pic.twitter.com/6Kjdqezznd
“Fëmijërinë e kalova me frikë, sepse më thanë se do të vdesim në Harmagedon, nëse nuk lutemi sa duhet. Ndjeva se duhej të përpiqesha vazhdimisht për përsosmëri, në mënyrë që Zoti të mos zemërohej me mua. Tani jam bërë mjaft e guximshme për të thënë se sa të rrezikshëm janë ‘Dëshmitarët e Jehovait’”.
Rebeka tregon se doli nga kthetrat e organizatës falë nënës së saj, e cila vendosi të ikte. Të dyja u përjashtuan më pas nga sekti.
“Ajo që më ka ndodhur gjatë fëmijërisë më prek ende çdo ditë. Kur isha 12 vjeç jam abuzuar. Dhe në vend të mbështetjes, më fajësuan mua, më manipuluan si fëmijë, duke besuar se nuk ishte gjëja më e mirë për të folur. I tregova mamit për abuzimin që përjetova dhe ajo qau dhe nuk më besoi.

Ajo thotë, se në takim i është thënë “se e kam interpretuar çdo gjë gabim”, se “nuk ka qenë abuzim, por një formë afeksioni”.
E dija që nuk e kisha gabim. Isha e vetëdijshme se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë ishte e gabuar. Dhe ata më shpjeguan, se mund ta turpëroja familjen time, nëse do të flisja për këtë. Kur thashë se doja të shkoja në polici, më thanë të mos e bëja këtë. Fajësova veten, ndjeva se nuk isha mjaftueshëm i mirë, se i meritoja të gjitha”.

Dëmi psikologjik që Rebeka i shkaktoi vetes duke zgjedhur të injoronte abuzimin ishte i madh. Ajo tentoi vetëvrasjen në moshën 14-vjeçare dhe më pas u shndërrua në një adoleshente të egër, që donte të provonte gjithçka. Në moshën 15-vjeçare, ajo jetonte në rrugë dhe më pas ndryshonte shpesh partnerë.
‘Dëshmitarët e Jehovait’ në Britaninë e Madhe nuk iu përgjigjën kërkesës së “The Mail” për koment, por i thanë “Channel 4” se pleqtë ishin udhëzuar që të raportonin menjëherë tek autoritetet akuzat për abuzim seksual të fëmijëve.
Lini një Përgjigje