
Tashmë që “Big Brother Vip2”, ka përfunduar, mesa duket ndër të paktat banore që këngëtari Luiz Ejlli mban kontakte jashtë shtëpisë është modelja Kejvina Kthella.
Kjo në fakt ka habitur jo pak fansat dhe publikun pasi Kejvina u eliminua nga shtëpia e “BBV” pas shpullës së famshme që i dha Luizit.
Luizi pavarësisht zënkës mes tyre, mbante ende veshur në shtëpi bluzën që modelja i dhuroi deri në momentin që Kiara ia kërkoi ta hiqte.
Në lidhje me këtë situatë si duket, Kejvinës akoma “s’i ka dalë inati”. Me “kunja” ditën e sotme modelja ka komentuar në fotografinë e postuar nga këngëtari, ku i ka kërkuar bluzën publikisht.
Por, ky koment është kthyer në “mollë sherri” mes ish-banorit tjetër të shtëpisë, Ronaldo Sharkës si dhe Kejvinës. Atë dy kanë nisur përplasjet, deri në ofendime.
Komentet:
Kejvina: Këtë bluzen dua Luiz. Ma nis me postë. O Luiz o yll, aman një foto bashkë’
Ronaldo: Shko mi lëpirëse, le nam duke u lëpirë për pak follow.
Kejvina: Ik o lëpirës i keq
Ronaldo: Ik andej nga ke ardhur, se s’të don Shqipëria, je non grata.
Kejvina: Do qaj, po unë kthehem Milano bjondo, po ti në Lushnje të shesësh shalqinj.
Ronaldo: Shalqi do shes, madje do vendos fytyrën tënde aty.

Lini një Përgjigje