TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Prill 2025, 11:17

“Çdo fund është fillim i ri”, Egli reagon pas daljes nga Big Brother: Ëndrra vazhdon

Shkruar nga Pamfleti

“Çdo fund është fillim i ri”, Egli reagon pas

Fundi i Big Brother Albania Vip i solli fitoren Gjestit dhe pranë tij u shfaqën familjarët, të cilët u treguan shumë të ftohtë me Eglin, e cila u dorëzoi edhe çekun 100 mijë eurosh.

Duket se Egli e ka ndjerë të nevojshme të ndajë ‘dy fjalë’ me publikun pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagramin e saj, Egli u shpreh mirënjohëse dhe shumë falenderuese ndaj personave që e kanë përkrahur.

Ndërsa më tej artistja shkruan se ëndrra vazhdon.

Mirëpo ajo që ra më së shumti në sy ishte fillimi i reagimit ku shkruhe se: Çdo fund, është një fillim i ri.

Kjo ka lënë të nënkuptohet se gjëra të reja po na presin nga Egli. Mirëpo është lënë hapësirë të mendohet se marrëdhënia e saj me Gjestin, sapo mbaroi.

“Çdo fund, është një fillim i ri!

Me përfundimin e kësaj eksperience, kam kuptuar se i kam shtuar librit të jetës sime një kapitull të cilin s’do e harroj kurrë!

FALEMINDERIT nga zemra publiku im për gjithë dashurinë & mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë, e vazhdoni ma jepni çdo sekondë. Jeni bekim e ju dua shumë secilin prej jush!

Mezi pres të jem afër jush për gjithë dashnin që ma keni dhuruar.

Endrra vazhdon..

E juaja, Egli”, shkroi ish-banorja.

“Çdo fund është fillim i ri”, Egli reagon pas

 

egli tako endrra vazhdon

Lini një Përgjigje