TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Prill 2025, 15:28

Rozana reagon për herë të parë pas finales së Big Brother

Shkruar nga Pamfleti

Rozana reagon për herë të parë pas finales së Big

Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Rozana Radi, ka reaguar për herë të parë në profilin e saj në “Instagram” rreth rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Këngëtarja e njohur ka falenderuar fillimisht publikun ‘për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete”. Gjithashtu ajo falenderon të gjithë skuadrën e BBV 4 që u ‘kujdes që ky udhëtim të jetë i paharrueshëm’.

Rozana shprehet se ende vijon të kërkojë mikrofonin në trup dhe gjumin ende nuk e ka bërë të plotë.

Postimi i ish-finalistes së “Big Brother VIP 4”:

I përulem publikut për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete! Finalja ishte e mbushur plot me emocione të bukura! Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë Falenderoj @topchannelalbania që më bëri të shijoj një eksperiencë UNIKE!

@sarahoxhaaa @mr.ledionlico Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e një udhëtimi që destinacionin e kishte me emocione të forta!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????????? ???????????????? ???? (@rozana_radi)

 

rozana radi reagim post finale

Lini një Përgjigje