TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Mars 2024, 22:18

“Vuan nga autizmi”, Meritoni rrëfehet mes lotësh për të birin

Shkruar nga Pamfleti

“Vuan nga autizmi”, Meritoni rrëfehet mes lotësh për

Meritoni ka bërë një rrëfim tepër prekës gjatë spektaklit të sotëm, ku ka folur për djalin dhe ish-partneren e tij.

Ai ka treguar për herë të parë se shkak për ndarjen nga nëna e të birit ka qenë konflikti se ku do jetonin pas lindjes së djalit. Meritoni tregoi gjithashtu se djalin e tij e takoi për herë të parë kur ai ishte dy vjeç, pasi nuk mund të udhëtonte sepse nuk kishte vizë.

Meritoni rrëfeu se ka muaj që nuk e takon pasi ish-partnerja nuk e lejon. Për këtë, ai i bëri dhe një kërkesë publike, duke i kërkuar që t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet për djalin e tyre.

“Kam shumë emocione kur flas për djalin se kam shumë muaj që nuk e kam ni, nuk e kam pa, nuk e kam pa as në kamera dhe nuk e kam prek as nga afër. Leari i ka pas prindërit 22 vjeç kur erdhi në jetë. Unë nuk e kam parë djalin kur kam lindur, për herë të partë ja kam dëgjuar zërin nga telefoni. Nuk isha për shkak të pandemisë dhe disa problemeve. E kam takuar për herë të parë kur i ka pas dy vjet. E kam të vështirë me fol se therem në emocion, takimi parë, një vogëlush kaçurrels i bukur. Kam pasur probleme me mamin e djalit. Malli më ka marrë, kontakt s’ka kurrkush me mamin e vet. Më ka marrë shumë malli, Leari do bëhet burrë, ka për të kuptuar edhe ndarjen tonë. Do i kërkoj falje për shumë gjëra, çdo gjë që bëj e bëj për Learin dhe njerëzit që i du mas shumti.

Ne jemi njohur si 17-vjeçar, kemi pasur një dashuri shumë të madhe, quhet Egesa. Në moshën 22-vjeçare kuptuam që do bëheshim prindër. Më pas filluan problemet si çift, Egesa jetonte në AustrI, Problemi ishte ku të jetonim, ajo vendosi me qiti kusht, ose duhesh me ardh në Austri ose ne nuk vimë. Kjo ishte arsyeja pse u ndamë. Më i sigurt isha me jetu në Prishtinë dhe me ardh djali me mamin me jetu me mu. Këtu filloi ndarja jonë. Pash një Meriton të vogël.

Jam brenda për shkak të një kauze që nuk e kam fol asnjëherë me banorët brenda shtëpisë. Leari është njëri prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm, kjo ka qenë arsyeja. Nëse fitoj, gjysma për djalin e tjetra për fëmijët në autizëm. Është 5 vjeç dhe si fëmijët e tjerë, problem në të folur…Gjej rastin të kërkoj falje për çdo gjë. Unë dua të jem pjesë në jetën e djalit tim. Unë dua me kon pjesë e zhvillimit të tij, me e ndihmu në pjesën tjetër jetë. Do i kërkoja publikisht, me i lënë anash problemet dhe me ma lënë gjysmën time afër meje”, tha Meritoni në rrëfimin e tij.

Lini një Përgjigje