
Pas gati 1 viti lidhje, këngëtarja, Era Istrefi dhe futbollisti i Napolit, Amir Rrahmani, duket se i kanë dhënë fund romancës së tye.
Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre, ndarja është aluduar nga mediat dhe fansat, pasi dyshja nuk ndiqen më në rrjetet sociale, gjë që në fakt ishte edhe shenja e parë e krisjes mes tyre.
Ndërkohë po të shohim edhe profilet e tyre në rrjetet sociale, kryesisht Instagram, ata kanë fshirë çdo postim të njëri-tjetrit, vend në fakt ku edhe e konfirmuan lidhjen gati një vit më parë.
Gjithsesi mund të bëhet fjalë edhe për një krizë në çift, gjë që mund të konfirmohet vetëm nga ata.
Lini një Përgjigje