
Mëngjesi i sotëm nuk ka qenë edhe aq i mirë për Dea Mishel, e cila është zgjuar me lot në sy. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Dea ka treguar se ka parë një ëndërr, e cila e ka trishtuar së tepërmi.
“Sot u zgjova duke qarë sepse pashë ëndërr sikur kisha një peshk që fliste dhe tani nuk e kam më. Uroj të jesh i lumtur peshku”, shkruan Dea bashkangjitur postimit të saj në “Instastory”, ku shfaqet me lot në sy.
Në një tjetër postim, Dea ka publikuar foton e një peshku që kishte parë në ëndërr dhe shkruan: “Ishte kështu dhe ishte i mërzitur sepse e kishin mbyllur në një akuarium të pisët por unë e shpëtova. Kishte super sens humori”.
Dikush ta ndalë këtë dozë humori të Deas, se fantazia ka marrë të ‘tatëpjetën’ e kush e di me kë do bisedojë në ditët në vazhdim. Gjynah, për gjithë atë vajzë të ketë edhe ‘miq imagjinarë’ me të cilët mund të fillojë të flasë nëpër rrugë.
Do thonë njerëzia ‘Iku kot kjo vajzë’.
Gjithsesi, prej ditës së dielë, Dea ka prezantuar për publikun, së bashku me Argjira Spanca, programin “Influencer”, për të cilin janë edhe autore.
Dea ka shpjeguar se do të jenë 10 “influencers” të rinj, pesë prej të cilëve do jenë djem dhe pesë do të jenë vajza. Të gjithë ata do të jenë nga fusha të ndryshme por që janë të lidhur ngushtë me artin. Ata do të jetojnë bashkë dhe do të sfidohen çdo javë për të treguar talentin dhe aftësitë e tyre. Të gjitha detajet e punës së tyre do të mund të ndiqen nga publiku, që do të shohë një grup të rinjsh tepër argëtues.

Lini një Përgjigje