
Arjan Konomi, i cili ishte për një kohë të gjatë opinionist i Përputhen, njihet për dëshirën që ka për të shëtitur botën.
Këtë vit ai nuk është angazhuar në televizion, teksa në rrjetet e tij sociale poston shpesh pamje nga udhëtimet e tij duke eksploruar vende të ndryshme.
Ai ka ndarë në platformën "TikTok" një video nga Australia, ku ka shqetësuar jo pak fansat me paraqitjen e tij.
Në video, Arjani duket ndryshe në fytyrë dhe me flokë të thinjura, kjo ka habitur ndjekësit në rrjetin social.
Disa nga komentet e tyre ishin: "Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Arjanit?", "Ka bo operacione ky a ça?", "Ku është Arjani dhe pse e ke ngrënë?", etj.

Lini një Përgjigje