TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Tetor 2024, 15:01

“Di emra shqiposh si Diddy”, Ronela pendohet për postimin dhe mbulon ‘diellin me shoshë’

Shkruar nga Pamfleti

“Di emra shqiposh si Diddy”, Ronela pendohet për postimin dhe

Pak ditë më parë, deklarata e këngëtares Ronela Hajati shkaktoi bujë në rrjet, pasi kishte të bënte me abuzimet seksuale, në këmbim të suksesit,  të reperit Diddy, që sipas saj bëhen edhe në vendin tonë.

Sot, përmes një postimi, Ronela duket se është penduar, pasi shkruan se showbizi është i targetuar për veprime të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendin tonë

“E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë çfarë ndodh. I vetmi aktivitet është të nxjerr këngë sepse dhe intervista më bazike përherë shoqërohet nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me ç’flas, apo me komente të hipotetikuara sepse keni kurreshtje jo të shëndetshme. Më vjen kaq keq ku për çdo gjë që ndodh – Showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendet tona.

Diddy është një manjak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa. Në showbizin tonë artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër dyqind story se paguhen. Stop targeting people kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë!”, ka shkruar Ronela, e cila mesa duket është penduar për postimin e parë.

Nela, po të kujtojmë, se paske qenë jo shumë e vetdijëshme kur e ke postuar, që ti ke shkruar se ‘di emra të ngjashëm me Diddyn’ dhe nuk mendojmë që ti i njeh me emra manjakët nëpër autobuzë, apo…?! /Pamfleti

“Di emra shqiposh si Diddy”, Ronela pendohet për postimin dhe

ronela hajati pendim p.diddy

Lini një Përgjigje