
Në Prime-in e mbrëmshëm u transmetua gjithçka ka thënë Egla për Julin dhe ky i fundit mbeti i shokuar, teksa dëgjonte ofendimet e koleges së tij për të:
“Paska shkuar më tutje se ç’mendova. Paska përmendur një zonjë të nderuar që është bashkëshortja ime. S’kam asgjë me Eglën por më çudit fakti i personave që e mbështesin. Unë kurrë s’mbështes apo s’përqafoj një person të tillë që thotë ‘hale, idiot, pijanec’. Ky Big Brother ka dhetëra kamera, njerëzit shohin atë gjendjen e saj mendore. S’e dija që një kolege e imja, për të cilën gjysma e shtëpisë ka respect, s’e dija që do shkonte deri te familja. Qenka njeri me 16 fytyra dhe që sot i ndërpres marrëdhëniet me të. Do e trajtoj siç e Meriton, derisa të më kërkojë falje për ato që ka thënë pas shpinës sime.”, përfundoi aktori/ Pamfleti
Lini një Përgjigje