TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Prill 2024, 17:03

Debatet me Eglën/ Zarf i zi për Meritonin dhe Ilnisën, çfarë pritet të ndodhë sonte në BBV?

Shkruar nga Pamfleti

Debatet me Eglën/ Zarf i zi për Meritonin dhe Ilnisën,

Pasi produksioni i ‘Big Brother Vip’ vendosi të përjashtojë Eglën nga shtëpia, për shkak se i derdhi një gotë vere në kokë Meritonit, është marrë një vendim edhe për çiftin Meriton-Ilnisa.

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ ka mbërritur një zarf i zi, ku pas tij shkruhet emrat e Meritonit dhe Ilnisës.

Duket se ky vendim i ‘BBVIP’ ka surprizuar edhe vetë Ilnisën, e cila ishte duke thumbuar Julin duke i thënë se do jetë ai banori i pezulluar.

Ndërsa aktori i tha moderatores se mbrapa zarfit është emri i saj dhe i Meritonit, duke bërë që Ilnisa të heshtë për momentin. Po ashtu as Meritoni nuk ka reaguar, pasi mësoi se zarfi i zi ishte për të dhe partneren e tij.

Kujtojmë që pasi Egla u përjashtua, ‘Vëllai i Madh” i bëri me dije banorëve që do të merrte një vendim edhe për çiftin Ilnisa-Meriton. Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse aktorja do të kthehet në shtëpi.

Biseda:

Ilnisa: Tani mirupafshim Juli, gjithë të mirat

Juli: Ka të shkruajtur mbrapa Meriton-Ilnisa

Produksioni: Banorë, asnjë nuk e hap zarfin

Juli: I ka emrat mbrapa

Erjola: S’ka bërë kush gjë

Graciano: Është logjike për Meritonin dhe Ilnisën

big brother vip ilnisa agolli meriton mjekiqi

Lini një Përgjigje