TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Prill 2024, 15:49

Dogji fotografinë e Sara Gjordenit, Gabriela: Nuk jam penduar

Shkruar nga Pamfleti

Dogji fotografinë e Sara Gjordenit, Gabriela: Nuk jam penduar

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Gabriela Arapi, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, e cila bëri shumë bujë në rrjet.

Personat që u prekën dhe dolën të pakënaqur nga disa deklarata të saj, ishin Bardhi dhe Sara Gjordeni.

Gjatë intervistës, Gabriela shprehu simpatinë që ajo ka për këngëtarin e njohur, ku ndër të tjera thotë se i pëlqen si karakter. Foton e tij e mori dhe e futi te gjoksi, por ajo që nuk i ka pëlqyer Bardhit ka qenë fakti se Gabriela dogji foton e Sarës dhe tha se ajo i përcjell një energji negative.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi reagoi ashpër duke dënuar veprimin e Gabrielës dhe Ronaldos, ku shprehet se këto veprime “kanë bërë Sarën për spital” dhe “nuk kanë arsye pse ta sulmojnë pa i bërë asnjë gjë”. Madje Bardhi u kap keq me Ronaldon, ku e quajti atë “teta Rona”.

Ndërkohë në “Procesin Sportiv” Gabriela u shpreh se nuk është penduar aspak për deklaratat që ka bërë, pasi ajo njihet për këto deklarata.

Alesia Bami: Pse i bëre këto deklaratat? Për shembull pse e dogje atë fotografi?

Gabriela Arapi: Unë njihem për këto deklarata.

Alesia Bami: Nuk je penduar?

Gabriela Arapi: Jo, pse të pendohem? Kujt i dogji le t’a mbajë.

Ed Manushi: Po Ronaldo Sharkën si e thërrasin tani

Gabriela Arapi: Teta Rona.

gabriela arapi sara gjordeni pendesa

Lini një Përgjigje