
Verona e Bucit shtatzënë? Po, po, kjo është plotësisht e vërtetë.
Historinë e dashurisë së Veronës me Ylli Dervishin, apo Bucin, e mësuam në detaje përgjatë Big Brother VIP Kosova.
Ndryshe nga një pjesë tjetër e kastit, Buci e Verona nuk ishin të pranishëm shumë nëpër intervista përgjatë verës.
Fillimisht u mendua se ata donin të shkëputeshin nga vëmendja mediatike.
Por e vërteta rezulton të jetë ndryshe.
Dyshja që kanë shumë vite bashkë, kanë vendosur të kalojnë në një etapë tjetër të jetës së tyre bashkëshortore. Shumë shpejt, Verona dhe Buci pritet të jenë prindër.
Shtatzëni të mbarë për ty Verona!
Lini një Përgjigje