TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Maj 2024, 10:25

"Bro se bën vaki ..."/ Elgit Doda i dërgon mesazh të papritur Romeos brenda BBV3; çfarë i thotë për Heidin

Shkruar nga Pamfleti
"Bro se bën vaki ..."/ Elgit Doda i dërgon mesazh të
Elgiti, Romeo dhe Heidi Baçi

Mbrëmjen e djeshme banorët e Big Brother VIP 3 janë mbledhur të gjithë në dhomën living dhe panë mesazhet që i kanë dërguar të afërmit e tyre.

Një prej banorëve që u emocionua më së shumti ka qenë Romeo. Ai ka lexuar një mesazh që i nisi shoku i ngushtë i tij Elgit Doda, ku ky i fundit nuk la pa përshëndetur as Heidin, ku la të nënkuptojnë se të afërmit e Romeos janë pro kësaj lidhje.

“Bro se bën vaki dhe nuk i fik dritat e asaj shtëpie, më mirë rri aty brenda dhe mos dil më. Ke treguar që ke një zemër të madhe dhe je ai Romeo që unë njoh. Të mos flas sa më ka marrë malli se do fillojmë të qajmë të dy. Por të them që të pres sepse kemi shumë gjëra që kemi lënë përgjysmë këtu. Heidi përqafime shumë dhe për ty! Çifti më i mirë”, shkruan Elgit Doda.

romeo heidi bbv

Lini një Përgjigje