TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Korrik 2023, 10:27

Bledi Mane tha se fiton 20 mijë euro në muaj, Maestro: Korrik e gusht, qëllon

Shkruar nga Pamfleti

Bledi Mane tha se fiton 20 mijë euro në muaj, Maestro: Korrik e gusht,

Pak ditë më parë, Bledi Mane tha në emisionin “Wake Up” se Armaldo Kllogjeri fiton 15-17 mijë euro në muaj, pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Gazetari po komentonte se sa aktivë janë ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri pas përfundimit të reality show-t.

A është kjo e vërtetë? Këtë pyetje ia drejtuan sot vetë Maestros teksa ishte i ftuar në studion e “Wake Up”. Ai u shpreh se duke qenë se muaji korrik dhe gusht është me shumë aktivitete, atëherë kjo shifër është e pranueshme.

“Mesi i korrikut dhe gushti është muaj sulmi për të gjithë ata që merren me aktivitete. Duke qenë se është një muaj sulmi, ka shumë kërkesa. E nëse i merr me radhë këto kërkesa, mendoj se kjo është e pranueshme”, tha Maestro, i cili së shpejti pritet që të publikojë këngën e tij më të re.

maestro fitime

Lini një Përgjigje