TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Dhjetor 2023, 10:29

Bieta flet për thjeshtrën e saj: Unë jam mikesha, jo nëna e Xhoelit

Shkruar nga Pamfleti

Bieta flet për thjeshtrën e saj: Unë jam mikesha, jo nëna e

Bieta Sulo ka rrëfyer në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” marrëdhënien e ngushtë me Xhoelin, vajzën nga martesa e pare të partnerit të saj Alban Dudushi.

Bieta thotë se gëzon një raport të veçantë me të dhe se asnjëherë nuk është përpjekur që në këtë raport shumë të ngushtë, t’i zëvendësojë asaj rolin e mamasë.

“Në marrëdhënie të tilla, ajo që bëhet gabim, është që gratë e baballarëve, ndonjëherë tentojnë të bëjnë mamatë pa dashje, ndërkohë pse duhet të tentosh këtë rol, kur fëmija i gëzon lumturisht dhe i pastë me jetë të dy prindërit?! Ti je mikesha në krah kur mbi të gjitha, diferenca e moshës është më e vogël mes meje dhe saj. Edhe kur jemi tani me pushime, jemi gjithmonë me Xhoelin, ‘A mo Alban, a do të dalim’, pra jemi motori për të bërë disa gjëra më shumë, për të qenë më festive, më të aventurës, sado qe Kroi Art, e ka ulur pak ritmin, por në fund ndahen kampet, Albani me Kroin dhe unë me Xhoelin”, tha Bieta.

bieta sulo thjeshtra

Lini një Përgjigje