TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Dhjetor 2023, 09:22

‘Përputhen’/ Gabriela fut në sherr shokët, Endi: Aurel e prishe shoqërinë për një femër

Shkruar nga Pamfleti

‘Përputhen’/ Gabriela fut në sherr shokët, Endi:

Aureli dhe Endi u përballën në puntatën e djeshme të “Për’puthen”, për të sqaruar sherrin që ndodhi mes tyre. Molla e sherrit ishte Gabriela, e cila u përmend gjatë debatit që konkurrentët kanë bërë me njëri-tjetrin.

“E prishe shoqërinë për një femër”, u shpreh gjatë përpalljes Endi ose siç njihet ndryshe me emrin Buçi.

Kjo përballje mes tyre u bë për të sqaruar debatin por thelloi më tepër tensionin mes djemve.

Endi: Çfarë shoku më ke ti mua, më hodhe poshtë për tre sekonda.

Aureli: Ti duhet të më kuptoje dhe të mos bëje zë.

Endi: Ti hape muhabetin me spanjisht dhe po më thua flit drejtpërdrejt. Ti nuk më ke kuptuar si shok i vërtetë, ti më ke piptuar se çfarë do ti. Ti më hodhe poshtë për një femër. Jo të më thuash ti që jam veshi i asaj. Ti bën lojëra fjalësh, por mua nuk ma fut dot, nuk ka shanse.

Unë nuk kam shokë, kam familje. Shoku i vërtetë nuk do kishte mbajtur anën e gabuar. Ti i shikon gjërat shtrembër. Ideja që sa i prishet interesi, jo shoqëri që hedh poshtë por të gjithë. Unë u stepa pak kur e dëgjova, por ky i tillë paska qenë.

Aureli: Një gjë do të të them, mos më bëj për budalla mua. Ti e ke parë se kush janë shokët e mi. Sot jam këtu falë një shoqërie të mirë, por këtu kemi ardhur me disa synime. Unë nuk e heq dot nga mendja shprehjen tënde, mos më bëj për budalla.

Endi: Ti je si ai fëmija i përkëdhelur që nuk të ecën e jotja thua mos hajde më. Më vjen keq që nuk e kupton se çfarë ke përpara. Ti më hedh poshtë për një femër, mua më thyhet zemra.

perputhen aureli dhe endi sherr

Lini një Përgjigje