TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Qershor 2024, 11:22

Bes Kallaku: Armina sot ka ‘nurin’ e vulës

Shkruar nga Pamfleti

Bes Kallaku: Armina sot ka ‘nurin’ e vulës

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata finale e “Ferma Vip”. Një prej opinionistëve të këtij edicioni ishte Armina Mevlani, bashkëshortja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

E duke qenë se është pjesë e familjes Berisha, Armina s’mund t’i shpëtonte “thumbit” të Bes Kallakut.

Teksa moderatorët, Fjoralba dhe aktori po i bënin komplimenta për pamjen e saj, me nota humori Besi iu drejtua duke i thënë se shkëlqimi mbrëmje ne kësaj të mërkure është si pasojë e “vulës së PD” që shkoi në duart e vjehrrit të saj.

Besi: Shyqyr që ke ardhur shëndoshë 

Armina: Sot s’duhet të vonohesha

Fjoralba: Je bërë shumë e bukur

Besi: Armina sot është bërë vërtet rrëzëllitëse, pse mendon?

Fjoralba: Unë mendoj se është nuri i ditëlindjes, dhe doja të të uroja gëzuar ditëlindjen se nuk kisha mundësi të të uroja vetë fizikisht.

Armina: S’ka rëndësi, rëndësi ka që ju të dy jeni këtu sot.

Besi: Mendoni se është nuri i ditëlindjes, por është nuri i vulës.

armina mevlani nuri i vules

Lini një Përgjigje