TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Qershor 2024, 10:27

Dijonisi fiton çmimin e madh në Ferma Vip, a e meritonte vërtet?

Shkruar nga Pamfleti

Dijonisi fiton çmimin e madh në Ferma Vip, a e meritonte

Pas shumë sfidave në finalen e Ferma Vip, Dijonisi dhe Flori u përballën “kokë më kokë” në një televotim, ku publiku përcaktoi si fitues Dijonisin.

Gjashtë fermerët, të cilët prekën finalen e madhe ishin: Baby G, Ditea Berisha, Dijonis Biba, Renis Gjoka, Florian Agalliu dhe Çiljeta Xhilaga.

Florian Agalliu, një nga dy finalistët e Ferma VIP, edhe pse nuk mundi të ishte fitues, u shpreh mjaft i lumtur për rrugëtimin e tij në spektaklin më të veçantë në Shqipëri.

Si nënkampion i Ferma VIP, Flori u shpreh se nuk do të hiqte asnjë gjë nga i gjithë ky rrugëtim, ndërsa shtoi se pas kësaj mbrëmjeje do të vijojë rrugëtimi i tij në art.

Fjoralba: Si ndihesh?

Flori: Jam shumë i lumtur për kaq sa arrita, nuk jam aspak pishman. Rruga ime do të jetë e gjatë në art, e uroj Dijonisin për këtë.

Produksioni u bazua realisht në televotim, por a e meritonte vërtet Dijonisi fitoren? Kujtojmë se djali nga Puka u largua një herë nga shfaqja dhe u rikthye pas shumë kohësh.

dijonisi fitues ferma vip

Lini një Përgjigje