TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Qershor 2024, 20:11

Endri dhe Stefi humbin të atin: E dhimbshme, por nuk kemi asnjë foto

Shkruar nga Pamfleti

Endri dhe Stefi humbin të atin: E dhimbshme, por nuk kemi asnjë foto

Dy këngëtarët e njohur korçarë, Endri dhe Stefi Prifti kanë humbur babain e tyre ditën e sotme.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur vetë dy artistët përmes një postimi në rrjetet sociale, të cilët ndër të tjera thonë se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë fort e mirë.

Sipas këngëtarëve korçarë, mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë fakti që ata nuk kanë asnjë kujtim me të atin e tyre, madje asnjë foto. Ata theksojnë se janë rritur nga nëna e tyre, por sipas tyre, gjaku nuk bëhet ujë.

“Përshëndetje familjarë, shokë, miq dhe fansa te kësaj faqeje të madhe! Ju bëjmë me dije, se sot dt 12.6.2024 ndërroi jetë babai jonë Serafin Prifti. Sido ka shkuar marrëdhënia jonë familjare, përsëri gjaku nuk bëhet ujë. ADN-ja jone ka 50% të gjakut të tij. Ne nuk kemi asnjë kujtim me të:.. asnjë foto…! E dhimbshme por e vërtetë.

Për shumë njerëz ndoshta duket i çuditshëm ky fakt, por ashtu rrodhi jeta jonë me njeriun qe na beri kokën…! Ne jetuam, u rritëm dhe u shkolluam me nënën tonë heroinë, që sakrifikoi jetën e saj për të tre ne, fëmijët e kësaj martese. Nuk dua te shkruaj me tepër ne këtë dite humbjeje. Varrimi behet nesër ne orën 12:00”, shkruajnë Endri dhe Stefi Prifti.

Lini një Përgjigje