TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Shtator 2024, 10:47

‘Bëhet i gjallë’ Flor Mumajesi, këngëtari shfaqet në shoqërinë e miqve

Shkruar nga Pamfleti

‘Bëhet i gjallë’ Flor Mumajesi, këngëtari

Prej shumë kohësh, mungesa e Flori Mumajesit në jetën publike dhe skenën muzikore ka shtuar dëshirën e fansave për rikthimin e tij. Flori, një nga artistët më të dashur të muzikës shqiptare, është distancuar plotësisht nga rrjetet sociale, duke i lënë fansat në pritje të rikthimit të tij.

Megjithatë, ka një lajm të mirë për të gjithë ata që mezi presin ta shohin. Së fundmi ai ka bërë një paraqitjeje të rrallë me miqtë, në ditëlindjen e një prej personave të afërt. Fotoja, e postuar mbrëmë në rrjetet sociale në Instagramin e Klajdi Harunit, tregon Flori Mumajesin duke buzëqeshur dhe duke kaluar momente të këndshme në shoqërinë e miqve të tij.

Por pyetja që të gjithë kanë në mendje është: kur do të rikthehet Flori në skenën muzikore? Për këtë, fansat do të duhet të presin edhe pak.

‘Bëhet i gjallë’ Flor Mumajesi, këngëtari

flor mumajesi foto

Lini një Përgjigje