TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Shtator 2024, 15:45

Sot në kërkim bashkë me motrën, bën bujë fjalia e Antonela Berishës në BBV: Nuk zihem për një mashkull

Shkruar nga Pamfleti

Sot në kërkim bashkë me motrën, bën bujë fjalia e

Antonela Berisha, ka qenë një emër shumë i komentuar në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ka qenë shumë e zëshme dhe asokohe pati një debat të ashpër me këngëtaren Big Mama.

Pas rastit të dhunës me një modele në Tiranë, është shpërndarë një video e saj gjatë kohës që ishte në BBVA.

Biondia kishte deklaruar se nuk hyri në atë format për t’u zënë me femrat, e aq më pak për meshkuj.

“Këtu kam ardhur të tregoj Antonelën e vërtetë, që nuk është agresive dhe nuk shkon për me u zënë me femrat as për një mashkull, as për askënd”, qenë fjalët e Berishës, fjali që mori dhenë kohët e fundit.

Antonela së bashku me motrën e saj janë në kërkim nga Policia e Shqipërisë, pasi dhunuan modelen Klea Prenga në restorant.

Para Big Brother, ajo ka qenë pjesë e formatit të dashurisë “Përputhen”.

antonela berisha fjalia sherr

Lini një Përgjigje