TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Janar 2024, 20:51

Bashkëshortja “hedh në rrugë” futbollistin e Mançester Sitit, 31-vjeçarja e kapi duke kryer orgji

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëshortja “hedh në rrugë” futbollistin e

Përfaqësuesi i kombëtares angleze dhe futbollisti i Mançester Sitit, Kaili Uolker (33-vjeç) po kalon një moment të mirë në fushën e blertë ,duke qenë titullar gati në çdo ndeshje që skuadra e Guardiolës ka luajtur në këtë sezon. Por jashtë fushës ai ka mjaft probleme.

Bashkëshortja e tij Anie (31-vjeç) ka kërkuar divorcin, ndërsa futbollisti anglez tashmë është larguar nga vila e tyre me vlerë tre milionë euro. Ajo ka bërë të ditur gjithçka në rrjetet sociale.

E shkruaj këtë për t’iu përgjigjur interesimit të mediave për martesën time me Kaili dhe për të mbrojtur familjen nga ‘vëmendja’. Fatkeqësisht, pas një lidhjeje të gjatë dhe martesës dhe tre fëmijëve, vendosa se ishte koha të ndahesha nga Kaili. Nuk dua të komentoj asgjë më shumë, kërkoj privatësi për veten dhe fëmijët në këto momente të vështira”,  ka shkruar Anie në rrjetet sociale.

Ata njihen prej më shumë se 15-vitesh, ndërsa tre vitet e fundit kanë qenë të martuar zyrtarisht. Mediat angleze pretendojnë se arsyeja e ndarjes janë bërë një sërë skandalesh seksuale. Ajo e nxori atë nga shtëpia njëherë në vitin 2019, kur ai pati takime me yllin e “reality show”-t “Ex On The Beach”, Laura Broun në Bentlin e tij.

Pas kësaj, ai pati një fëmijë me influencuesen Laurin Gudman (32-vjeç), dhe kur u vendos në apartament, ai solli dy zonja shoqëruese. Dhe pas kësaj çifti i është rikthyer jetës së përbashkët, por tashmë gjithçka me siguri ka marrë fund.

 

kaili uolker futbollisti i mançester sitit bashkëshortja

Lini një Përgjigje