TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Mars 2023, 12:17

‘Banorja më false’, Arjola reagon pas akuzave të hershme të Luizit: Ai nuk e njeh ish-bashkëshortin tim

Shkruar nga Pamfleti

‘Banorja më false’, Arjola reagon pas akuzave të hershme

Rreth një muaj më parë banorët e Big Brother VIP Albania 2 komentuan konkurrentët e vitit të kaluar të këtij ‘reality show’.

Luiz Ejlli kishte folur për rrugëtimin e aktores Arjola Demiri në BBVA, gjersa tha se u viktimizua duke shtuar se e njeh babanë e fëmijëve të saj dhe se atyre nuk u ka munguar asgjë.

“Babanë e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk u mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fals nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është më se normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”, tha ai.

Aktorja nga Tropoja ndërkohë ka qenë e ftuar ditën e djeshme (e diel) në “Fan Club”, e cila i është përgjigjur deklaratave të artistit shkodran.

“E ndiqja në Instagram. Luizi më ndiqte që në fillim. Unë kam qenë me Maestron sepse e njoh që në studimet e larta. Duke parë shoqërinë time që e duan shumë Luizin, bëra një postim nga ShBA për Luizin. Një ditë më pas, pashë se Luizi kishte thënë se isha banorja më e shtirur e BBVA1 dhe shkas ishte bërë edhe shtëpia. Se nuk e doja shtëpinë për fëmijët, por për vete”, u shpreh ajo.

“E gjej pak të ulët. Nuk më bën sens. Unë nuk kam kërkuar shtëpi, por kam thënë se çmimin e dua për shtëpi”, vazhdoi me tej Demiri.

Arjola mes të tjerash theksoi se Luizi nuk është shok me ish-bashkëshortin e saj.

arjola demiri luizi

Lini një Përgjigje