TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Mars 2023, 11:50

Kërcënimet e Luizit për Gerta Gixharin, gazetarja: Nuk më kanë trembur burra më të fortë e më të pushtetshëm

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet e Luizit për Gerta Gixharin, gazetarja: Nuk më

Avantazhi i Kiarës, javën e shkuar, ku mori informacion nga jashtë, duket se ka sjellë një konflikt të ri. Bëhet fjalë për motrën e Oltës, e cila ka reaguar ashpër me atë çfarë tha këngëtari.

Mes informacioneve ishte edhe një titull në lidhje me një deklaratë të motrës së Olta Gixharit, Gerta Gixhari. Ajo kishte shprehur mendimin e saj për marrëdhënien Kiara-Luiz dhe për vijimësinë e saj jashtë, mendim i cili nuk i ka pëlqyer aspak Luizit.

Para pak ditësh, Luizi shprehu brenda shtëpisë se do t’i japë një përgjigje motrës së Oltës, e tillë që mund ta bëjë Gertën të jetë e detyruar të ndërrojë profesion ose shtet.

“Do i jap një përgjigje që ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet”, tha Luizi.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i motrës së Oltës, e cila i është përgjigjur Luizit:

“Jemi mësuar tani që Luizi ka një natyrë që vetëm kërcënon dhe intimidon gjithmonë banorët që janë aty dhe e kemi parë tani që kërcënimet e tij nuk kanë asnjë lloj vlere. Unë nuk jam trembur me burra më të fortë dhe më të pushtetshëm se sa Luizi. E para e punës, Luizi të blejë një shtëpi një herë të fusë kokën që të zë dhe gruan. Unë i kam mbyllur këto punë”, tha ajo.

“Unë kam shprehur që kjo marrëdhënie mund të ketë vështirësi nga ana e Kiarës, jashtë. Ajo ka në plan të parë karrierën, por kjo nuk do të thotë që Luizi duhet të kundërvihet me kërcënime. Nuk ka pse të kalojmë në kërcënime”, shtoi Gerta.

Lini një Përgjigje