TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Maj 2024, 15:56

Baby G jep mesazhin e rëndësishëm: Jemi bërë si robotë

Shkruar nga Pamfleti

Baby G jep mesazhin e rëndësishëm: Jemi bërë si

E shtrirë në oborr, teksa shijonte rrezet e diellit në ajër të pastër, Baby G dha një mesazh të vlefshëm për të gjithë. Ajo u bëri thirrje teleshikuesve që të shkëputen nga telefoni, të paktën për disa ditë dhe të shijojnë natyrën.

Sipas këngëtares, një vendim i tillë do i shërbente shpirtit, trupit e trurit, teksa shtoi se Shqipëria ka pafund vende, ku mund të kalosh kohë cilësore në natyrë.

“Kur je në natyrë, të gjithë njerëzit që jeni në qytet, duhet të shkoni në natyrë. Lërini telefonat për ca ditë, shkoni në një vend, keni sa të doni në Shqipëri dhe kënaqni shpirtin, trupin, trurin. Jepjani trurin atë që do vërtet, që i duhet. Jemi bërë si robotë me teknologjinë”, tha ajo, duke dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për kohën që po kalojmë.

 

baby g robote natyra

Lini një Përgjigje