TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Mars 2024, 17:00

Astrologjia në mars/ Datat më të rëndësishme dhe çfarë pritet të ndodhë

Shkruar nga Pamfleti

Astrologjia në mars/ Datat më të rëndësishme dhe

Muaji mars është i mbushur me ngjarje qiellore. Hëna do të ketë ciklet e veta dhe do të ndodhë dhe një eklips.
 
9 mars – Mërkuri hyn në Dash
 
Kjo do të sjellë në vëmendjen tënde miqësitë dhe ëndrrat për të ardhmen. Lajme të reja, të bukura dhe mundësi të arta do të shpalosen para teje, duke të të emocionuar për javët në vijim. Gjatë kësaj kohe mund të pushosh pak dhe të rifitosh energji.
 
10 mars – Hëna e re te Peshqit
 
Hëna e re te Peshqit të sjell një fillim të ri dhe të mbarë në rolet që ti do të luash në përgjithësi, në jetën tënde sentimentale ose personale. Që të jemi më specifikë, Hëna e re do të shënojë një fillim të ri në punë, duke të të sjellë një punë më të mirë, ose promovim, si dhe një përvjetor të vogël dhe të rëndësishëm për veten.
 
11 mars – Afërdita shkon te Peshqit
 
Afërdita, planeti i dashurisë dhe harmonisë do të jetë në shenjën tënde për të të sjellë më shumë njohje. Aftësitë e tua do t’u bien në sy eprorëve dhe të gjithë do të jenë të lumtur dhe mirënjohës për kontributin tënd.
 
19 mars  - Dielli hyn në Dash + ndodh ekuinoksi i pranverës
 
Dielli hyn te Dashi dhe zyrtarisht nis pranvera. Kjo do të thotë një ringjallje dhe nisje e re për të gjithë horoskopin. Për gjithë pjesën tjetër të muajit do të jesh në humor të mirë dhe me shumë gjasa, qëllimet dhe dëshirat për të cilat ke punuar shumë, do të të shpërblejnë.
 
22 mars – Marsi shkon te Peshqit
 
Planeti i veprimeve, Marsi, do të hyjë te Peshqit dhe ti mund të përballesh me një javë shumë të zënë, madje edhe me drama me kolegët. Mbase do të kesh një rol të rëndësishëm, më autoritar dhe me më shumë përgjegjësi, ndaj shmangia e debateve nuk do të duket fare në horizont. Bëj ç’mendon se është e drejtë dhe kaq.
 
25 mars – Hëna e plotë + një eklips hënor në Peshore
 
Hëna e plotë mund të sjellë ndryshime në jetën tënde romantike dhe në kreativitet. Disa lajme të mira mund të jenë duke ardhur drejt teje. Këtë muaj surprizat nuk do mungojnë, ndaj qëndro gati.

horoskopi

Lini një Përgjigje