
Sfida për të prekur finalen e”BBVA4” tashmë ka nisur.
Ndaj fillimisht dy banorë do të jenë përballë njëri-tjetrit për finalistin e parë.
Të ndarë sipas divanit ku ata ulen, banorët kanë bërë zgjedhjen e tyre për nominimin e parë.
Divani i kuq zgjodhi Rozanën, ndërsa divani blu zgjodhi Gertën.
Në prime-n e radhës pritet të bëhet nominimi ‘kokë më kokë’ i dy artisteve. Se cila prej tyre përfundon rrugëtimin e saj në “BBVA4” kjo mbetet për t’u parë.
Sakaq kujtojmë se si Rozana ashtu dhe Gerta janë cilësuar si ndër lojtaret më të forta të këtij sezoni.
Madje përplasjet e ashpra dhe të shpeshta mes tyre kanë shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu dhe jashtë saj.
Lini një Përgjigje