TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Prill 2025, 12:33

Vserlo nuk kontrollon dot ‘delirin’: Isha qendra e vëmendjes në Big Brother (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vserlo nuk kontrollon dot ‘delirin’: Isha qendra e vëmendjes

Vserlo ka bërë një ‘mini intervistë’ në rrjetet e tij sociale, madje pa komplekse që shfaqet me një leukoplast në hundë, ku duket qartazi që ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale estetike për rregullimin e saj. Një nga ndjekësit e pyet (mesa duket, duke iu referuar bisedave me zë të lartë kur hyri fillimisht në shtëpinë e famshme), se “Pse doje qendër të vëmendjes në big?”

Kësaj pyetjeje ish-banori i “BBVA4” iu përgjigj me një ‘delir të lehtë’, duke thënë: O zemër nuk është puna se dua unë të jem qendra e vëmendjes. Unë jam qendra e vëmendjes në një shoqëri të tillë që kemi ne këtu në Shqipëri. Unë jam qendra e vëmendjes, me një të mbyllur dhe hapur sysh, unë jam qendra e vëmendjes. Nuk e di ça përgjigje të të jap sepse nuk është dëshirore, është diçka që ndodh edhe that’s it. It’s a fact, është një fakt me modestinë më të madhe.

Në fakt, Vserlo ishte aq shumë ‘qendra e vëmendjes’, sa doli shumë shpejt nga shtëpia e Big Brother. Mbase ishte më shumë se ç’duhej.

vserlo qender e vemendjes

Lini një Përgjigje