TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Gusht 2024, 10:59

Anulohet protesta për Noizyn, reagon ekipi menaxherial: Do ndjekim rrugën ligjore

Shkruar nga Pamfleti

Anulohet protesta për Noizyn, reagon ekipi menaxherial: Do ndjekim

Ditën e djeshme në rrjetet sociale u paralajmërua një protestë në lidhje me arrestimin e Noizyt. Ky paralajmërim erdhi pak ditë pasi reperi u vendos në pranga në Shëngjin pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut, Medi Iseni.

Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohej ditën e hënë, sot, në orën 19:00 dhe kërkonte që të ndalohej ekstradimi i Noizyt drejt Kosovës.

Por, përmes një deklarate zyrtare ekipi menaxherial dhe familja e Noizyt ka njoftuar sot se ata nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Më tej, në njoftimin zyrtar thuhet se janë në një proces gjyqësor dhe do ndjekin vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e së vërtetës.

Anulohet protesta për Noizyn, reagon ekipi menaxherial: Do ndjekim

noizy anulim protesta

Lini një Përgjigje