TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Korrik 2023, 13:20

Angela Martini tregon prioritetet: Duhet të isha aty për bashkëshortin tim dhe të shpëtoja jetën e një njeriu

Shkruar nga Pamfleti

Angela Martini tregon prioritetet: Duhet të isha aty për

Angela Martini ka konfirmuar në intervistën e saj të fundit për "Revistën Who", se prioritet ka familjen. Ajo flet me detaje për mëmësinë, të birin, marrëdhënien me bashkëshortin dhe planet e së ardhmes. Modelja thotë se jeta e saj tani është "mahnitëse, e bekuar, me plot dashuri", ndërsa të qenit nënë e quan si rolin më të rëndësishëm të jetës dhe prania e djalit, Kyree në jetën e saj është "bekim nga Zoti".

Si rrallë herë ajo tregon edhe kujt i ngjan djali, teksa ende nuk e ka prezantuar me publikun në rrjetet sociale:

"Kyree është përzierja perfekte e familjes time. Ai ka marrë sytë me ngjyrë nga mamaja ime, ngjyrën mahnitëse që nuk e morëm unë dhe vëllai. Kyree e mori dhe jemi shumë të lumtur për këtë. Ai ka marrë formën e syve nga unë, gojën nga babai im, formën e fytyrës, hundën dhe veshët nga bashkëshorti im. Për karakterin jemi ende herët për të folur, por ndiej se është një “mix” perfekt mes ne të dyve, meje dhe Dragos. Shumë i fortë dhe i pavarur, por edhe shumë i ngrohtë si çdo fëmijë dhe sigurisht plot me dashuri."

Nga ana tjetër ajo flet edhe për jetën e saj tani, kur e ka lënë karrierën pak mënjanë, për t'iu dedikuar familjes dhe periudhës së vështirë që kaluan, megjithatë premton se do të rikthehet me një surprizë:

"Jeta ime ka ndryshuar, veçanërisht këto vitet e fundit dhe mendoj se ka qenë një kapitull i jetës sime në të cilin kam mësuar shumë dhe më ka bërë më të fortë, ka qenë pjesë e pjekurisë sime. Për një farë kohe më është dashur ta lë pak mënjanë karrierën, sepse kam marrë rol tjetër, duke ruajtur familjen time dhe burrin që dashuroj. Për mua, e para është familja. Për t’ia dalë si familje dhe për të kaluar të gjitha pengesat e mëdha që kishim, më duhej të isha për një kohë një lloj tjetër njeriu, jo ai që njihni të gjithë. Zgjodha ta sakrifikoja për pak kohë karrierën time dhe një pjesë të ëndrrave të mia, për të qenë një njeri tjetër që ishte e nevojshme të isha. Ishte e nevojshme të isha aty për bashkëshortin tim dhe të shpëtoja jetën e një njeriu. Ky ishte prioriteti im."

angela martini bashkeshorti

Lini një Përgjigje