TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Janar 2025, 10:27

Akuzohet se furnizoi me dro*gë Liam Payne, kamarieri i hotelit: Ne e pimë të dy në dhomën e tij

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet se furnizoi me dro*gë Liam Payne, kamarieri i hotelit: Ne e

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja tragjike e këngëtarit me famë botërore, Liam Payne.

Mediat e huaja bëjnë me dije se së fundmi është vënë në pranga një ish-punonjës i hotelit ‘CasaSur Palermo’ në Argjentinë, ku vdiq këngëtari.

Kamarieri u arrestua pasi dyshohet se furnizoi ish-anëtarin e One Direction me drogë, ç’ka i solli vdekjen më 16 tetor.

Braian Nahuel Paiz u arrestua nga policia jashtë shtëpisë së tij në Buenos Aires të premten, më 3 janar, konfirmoi avokati i tij, Fernando Madeo Facente për People. Mendohet se ai do të përballet me 4 deri në 15 vjet burg.

Por Paiz,i cili punonte si kamerier në një nga restorantet e hotelit, ka mohuar të gjitha akuzat.

Në nëntor, ai i tha stacionit lokal të lajmeve argjentinase Telefe Noticias se nuk e furnizonte Payne me drogë, por pranoi se të dy konsumonin alkool dhe përdornin drogë në dhomën e hotelit të këngëtares.

liam payne kamarieri

Lini një Përgjigje