
Eno Popi ishte i ftuar në një intervistë për “S’e luan topi” ku ka zbuluar më shumë nga jeta e tij.
Mes lotësh, Popi përmendi humbjen e mamasë së tij para kohe.
Eno u bë baba pak më shumë se një vit pas ndarjes nga jeta të nënës, teksa në jetë erdhi Liv, e cila sot është gjashtë vjeçe.
Prej disa vitesh Eno jeton mes Shqipërisë dhe Kanadasë, aty ku tashmë është vendosur familja e tij, partnerja Atena dhe e vogla e tyre.
Popi e pranon se jeton në distance me bashkëshorten, por shton se kjo gjë e ka përforcuar dashurinë e tyre.
Një moment emocionues ishte letra që për herë të parë babai i tij i shkroi, dhe leximi i saj në publik.
Po ashtu surprizë ishte dhe ardhja në studio e vëllait të tij, i cili doli për herë të parë në ekran, duke i shprehur të gjithë admirimin dhe krenarinë që ndjen, duke qenë vëllai i tij më i madh.
Lini një Përgjigje