
Përplasjet mes banoreve në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vijojnë të tensionojnë atmosferën, teksa debatet mes Juelës dhe Gretës duket se nuk po gjejnë qetësi.
Gjithçka nisi gjatë Prime-it të së martës, kur Juela u vendos përballë “Kutisë së Pandorës”, një nga momentet më vendimtare të spektaklit. Ajo zgjodhi të çojë në nominim Gretën, Selin dhe Gimbon, ndërsa në nominim të përhershëm ndodhet edhe Rogerti. Vendimi i saj u komentua gjerësisht brenda shtëpisë dhe duket se krijoi një përçarje të re mes banorëve.
Pas spektaklit, tensionet nuk vonuan të shfaqeshin edhe në përditshmërinë e shtëpisë.
Në një moment, teksa Juela ishte shtrirë për të pushuar në krevatin e saj, Greta nisi të bënte zhurmë pranë saj, në një veprim që u perceptua si i qëllimshëm për ta penguar të flinte. Situata u zhvillua në prani të disa banorëve të tjerë, të cilët reaguan menjëherë.
Brikena ndërhyri duke u përpjekur ta largonte Gretën nga dhoma dhe i kërkoi disa herë të bënte kujdes me veprimet e saj, duke lënë të kuptohet se situata mund të agravonte.
Ndërkohë, Shëndriti dëgjohet në sfond duke thënë:
“Kësaj duhet me ia vendos atë në kokë. Duhet me ta vendos te koka dhe me të qëlluar bam bam”.
Kjo deklaratë e fortë shkaktoi reagime të menjëhershme në rrjet, duke nxitur debat mbi gjuhën e përdorur dhe tensionin në rritje mes banorëve.
Pas transmetimit të pamjeve, ka reaguar edhe familja e Juelës. Në profilin e saj zyrtar në Instagram është publikuar momenti në fjalë, i shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë për Shëndritin:
“Shëndrit! Ti nuk mundesh e nuk do të mundesh kurrë, të qëllosh Juelën në kokë BAM BAM”.
Reagimi është shpërndarë gjerësisht nga ndjekësit e formatit, duke shtuar edhe më shumë diskutimet mbi kufijtë e debatit brenda shtëpisë dhe ndikimin që deklarata të tilla mund të kenë jashtë saj.
Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të marrë përmasa të tjera në Prime-in e radhës, apo nëse situata mes Juelës dhe Gretës do të gjejë një moment qetësie.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje