TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Janar 2024, 20:02

2 gola në 18 ndeshje, Karim Adejemi justifikon formën e dobët: Nuk e ka fajin Loredana

Shkruar nga Pamfleti

2 gola në 18 ndeshje, Karim Adejemi justifikon formën e dobët:

Sulmuesi i Dortmundit, Karim Adejemi nuk po kalon momente të mira në fushën e lojës, teksa në 18 ndeshje, ka arritur të shënojë dy gola në Champions dhe të japë dy asiste. Forma e tij e dobët ka rënë në sytë e të gjithëve dhe në Gjermani kanë gjetur fajtorin, të dashurën e tij Loredanën.

Por në një intervistë të publikuar nga klubi i Dortmundit ai shprehet: “Më duket çmenduri që njerëzit reagojnë në këtë mënyrë. Nuk është e padrejtë me mua, por me të dashurën time. Ajo nuk ka të bëjë me performancën time në fushë. Ndonjëherë njerëzit shqetësohen të gjykojnë pa e ditur, është absurde. Nuk ishte një gjysmë e parë e mirë e sezonit dhe unë nuk jam i kënaqur me veten time”, përfundoi futbollisti.

Karim Adejemi dhe këngëtarja u shfaqën së bashku publikisht në rrjetet sociale për herë të parë në korrik të vitit 2023.

 

karim adejemi sulmuesi i dortmundit loredana

Lini një Përgjigje