TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Tetor 2025, 13:00

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 97% e kutive të votimit, kryeson LVV; ja si renditen partitë e tjera

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 97% e kutive të votimit,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 97% të kutive të votimit, ndërsa tashmë ka një pasqyrë mbi renditjen e partive nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë.

Në garën për kryetarë komunash, kryeson Lëvizja Vetëvendosje me mbi 210 mijë vota, apo 27% të numrit të përgjithshëm.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me mbi 194 mijë vota ose 24%.

Si parti e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës, që në total deri më tani ka marrë mbi 180 mijë vota ose 22%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet renditet e katërta me mbi 73 mijë vota ose 9 për qind të numrit të përgjithshëm.

Sa u përket ulëseve në Kuvendet Komunale në të gjithë Kosovën, kryeson Lidhja Demokratike e Kosovës me 24% të votave ose me 208 vende të siguruara.

Pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 22% ose 199 ulëse.

Ndërsa e treta është Lëvizja Vetëvendosje që siguroi 188 vende ose 21% të votave dhe AAK-ja siguroi 98 ulëse apo 10% të numrit të përgjithshëm.

Ndërkohë, në Kosovë vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale. Deri më tani janë numëruar 200 vendvotime.

Krahas numërimit do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve preliminare për kryetarë komunash dhe partive për Kuvendet Komunale.

Pas përfundimit të këtij procesi, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet numërimi i votave të diasporës, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Lini një Përgjigje