TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Dhjetor 2025, 22:25

Zgjedhjet në Kosovë/ LVV-ja kërkoi shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës, KQZ-ja e refuzon!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë/ LVV-ja kërkoi shtyrjen e afatit për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën në mbrëmje nuk miratoi propozimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta shtyrë afatin e regjistrimit për votuesit jashtë Kosovës dhe mundësinë e ndryshimit të vendvotimit të votuesve brenda Kosovës deri nesër në ora 16:00, për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Ky propozim mori vetëm katër vota pro. Paraprakisht, sekretariati i KQZ-së u shpreh se shtyrja e afatit mund ta dëmtojë menaxhimin e procesit. Për këtë arsye, kryesuesi Kreshnik Radoniqi ka thënë se është kundër shtyrjes, por e hodhi në votim.

Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora dhe mundësia për ndryshimin e vendvotimit përfundon sonte në ora 00:00. Deri tani, ka pasur afro 80 mijë aplikime për votim nga diaspora e rreth 15 mijë kërkesa për ndryshimin e qendrave të votimit.

 

Lini një Përgjigje