TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Dhjetor 2025, 19:55

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, AAK nominon Ramush Haradinajn për Kryeministër

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, AAK nominon Ramush Haradinajn për

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nominuar kreun e partisë, Ramush Haradinaj, si kandidat për kryeministër të Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Haradinaj do të jetë edhe kryesues i listës për zgjedhjet e dhjetorit, teksa partia e tij do të garojë me sloganin “Krah teje”.

Ai bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së është miratuar edhe lista me 110 kandidatë për deputetë si dhe programi zgjedhor.

Sipas tij, programi është ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: “qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, si dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik”.

“Aleanca në zgjedhje niset ‘Krah Teje’, për rikthim të normalitetit në vend, zhvillim e mirëqenie, për anëtarësim në NATO dhe BE, për rikthim të partneritetit strategjik me aleatë të prirë nga SHBA, për sigurinë dhe ruajtjen e Shtetit si një të pandarë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Lini një Përgjigje