TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Janar 2024, 17:00

"Vuçiç do vazhdojë të provokojë Kosovën", gazetari: Po largon vëmendjen nga korrupsioni në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

"Vuçiç do vazhdojë të provokojë

Gazetari Xhemajl Rexha tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dëshiron të provojë fuqinë e Serbisë që është ushtarakisht neutral.

Në një intervistë për "Euronews Albania", ai theksoi se edhe këtë vit Serbia do të vazhdojë ta provokojë Kosovën, duke paralajmëruar se mund të ketë dhe incidente të tjera.

“Vuçiç dëshiron të provojë fuqinë e Serbisë që është ushtarakisht neutrale. Serbia nuk është e interesuar të bëhet pjesë e NATO-së për shkak se bombardimet e NATO-së, e çliruan Kosovën.

Sipas asaj që thuhet Serbia do të vazhdojë ta provokojë Kosovën. Mund të ketë të tjera incidente gjatë këtij viti. Vuçiç po bën përpjekje për të larguar vëmendjen nga kërkesat e vazhdueshme të opozitës për të hetuar zgjedhjet e 17 dhjetorit, ku ka pasur dëshmi për parregullsi të mëdha", tha ai.

Lini një Përgjigje