TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Janar 2024, 12:15

Vjosa Osmani rrëfen detaje nga takimi 'kokë më kokë' me Cameron: Diskutuam partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar

Shkruar nga Pamfleti

Vjosa Osmani rrëfen detaje nga takimi 'kokë më

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar ditën e sotme sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, presidentja Osmani ka thënë se nisja e vitit me aleatë të palëkundur tregon thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Sipas saj ky takim simbolizon forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përkushtimin të ndërsjellë për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë.

“Fillim i vitit me aleatë të palëkundur të Republikës sonë. Kënaqësi të mirëpres sot Sekretarin e Jashtëm britanik, Lordin Cameron, me të cilin diskutuam partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë”, shkruan Vjosa Osmani.

kosove vjosa osmani mbreteri e bashkuar

Lini një Përgjigje