
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 01.11.2025 rreth orës 13:35, ndërsa është arrestuar edhe autori I dyshuar i krimit.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë dhe një fishek, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për kontroll”, thuhet në raportin policor.
Lini një Përgjigje