TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Qershor 2024, 10:16

Vrasja e politikanit opozitar serb Oliver Ivanoviç, Gjykata e Prishtinës dënon me 20.6 vite burg autorët

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e politikanit opozitar serb Oliver Ivanoviç, Gjykata e

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 20 vjet e gjashtë muaj burgim të dyshuarit në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, në janar të vitit 2018.

Marko Roshiç është dënuar me 8 vjet burgim për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal lidhur me vrasje të rëndë si dhe me 10 mijë euro gjobë.

Nedeljko Spasojeviq është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale të ricilësuar nga krimi i organizuar në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai është dënuar edhe me 4 mijë e 500 euro gjobë. Të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Dragisha Markoviç është dënuar me 4 vjet burgim për bashkëkryerje dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndërkaq, Zharko Jovanoviç është dënuar me 4 vjet burgim për bashkëkryerje të veprës dhe me 1 mijë e 500 euro gjobë për posedim të armëve.

Lini një Përgjigje