
Pas dorëzimit të kërkesës së vëllait të Liridonës për zhvarrosjen e saj, shteti i Kosovës më së fundmi e ka aprovuar atë. Familja e saj njoftoi se nesër do të bëhet rivarrimi i Liridonës, e cila u vra nga Naim Murseli në bashkëpunim me dy të tjerë.
“Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë në datën 29.11.2023 bëhet nesër më datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në orën 14:00”, thuhet në fjalimin e familjes Ademaj.
Pas seancës gjyqësore vëllai i së ndjerës tha se motra e tij u vra në mënyrën më mizore që ekziston.
“Liridona është vrarë në mënyrën më mizore, në mënyrën më makabre që mund të jetë. Liridona ishte grua e fuqishme, motër e fuqishme dhe nënë e fuqishme. Doli të bëhet edhe heroinë për fëmijët e vet. Ne po e përmbajmë veten, sepse ajo nuk donte të na shihte neve kurrë kështu”, tha vëllai i saj.
Lini një Përgjigje