TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Dhjetor 2024, 10:13

Vjosa Osmani do të veshë fustanin e bardhë, Presidentja e Kosovës tregon planet për dasmën

Shkruar nga Pamfleti
Vjosa Osmani do të veshë fustanin e bardhë, Presidentja e
Vjosa Osmani me bashkëshortin e saj Prindon Sadriu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën,  ka zbuluar disa detaje interesante për jetën saj private.

Ajo ka folur për lidhjen me bashkëshortin e saj, teksa tha se planifikojnë të bëjnë një dasmë në 15 vjetorin e martesës. Osmani ka treguar se gjithmonë bashkëshorti i thotë se “më ke borxh një dasmë”.

“Fillimisht u fejuam, pastaj u martuam, por nuk patëm dasmë. Ai gjithmonë më thotë: ‘ma ke një dasmë borgj.’ Mendojmë ta bëjmë për 15 vjetorin, pasi nuk arritëm ta bëjmë për 10 vjetorin për shkak të një udhëtimi zyrtar,” tha Osmani në T7.

Mbetet për të parë nëse do ta shohim Osmanin në fustan të bardhë.

vjosa osmani dasmë

Lini një Përgjigje