TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Dhjetor 2024, 12:23

Kosova në krizë për energji elektrike, Kurti apel qytetarëve: Kurseni nga ora 18:00 deri në mesnatë

Shkruar nga Pamfleti
Kosova në krizë për energji elektrike, Kurti apel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ka folur për krizën e furnizimit me energji në disa rajone të Kosovës.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike.

Kurti ka thënë se shqetësimet për gjendjen janë përcjellë tek operatorët KOSTT dhe KEDS dhe është kërkuar përkushtim për të minimizuar defektet.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar shumë shqetësime në lidhje me furnizimin me enegji elektrike në disa komuna të Kosovës. Këto shqetësime i kemi përcjellë vazhdimisht tek operatorët e rrjetit, KOSTT dhe KEDS, dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime.

Përkushtim intensiv në terren për zgjidhjen teknike të rrjetit, si të defekteve edhe të menaxhimit të mbingarkesave, komunikim të qartë dhe të shpeshtë me qytetarët dhe finalizim me urgjencë të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt që do të zgjidh problemin për këtë qytet dhe do të zgjidh problemin e Ferizaj, por do te ketë ndikim edhe në komunat përreth.

Si çdo dimër, qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë, në të mirë të sigurisë të furnizimit për vete dhe të vendit tonë”, tha Kurti.

 

 

 

 

kurti kosova kriza për energji elektrike

Lini një Përgjigje