
Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Departamentit të Kadastrës në Komunën e Graçanicës pasi akuzohen se kanë kryer korrupsion dhe kanë shpërdoruar detyrën.
Kryetarja e komunës Liljana Shubariç njoftoi lajmin por nuk dha shumë detaje rreth arrestimit të tyre. Ajo deklaroi se bëhet fjalë për “veprime të ndërmarra individualisht” nga persona të caktuar.
Komuna e Graçanicës është një nga gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të lumit Ibër.
“Do të ketë hetime dhe nuk duam të spekulojmë më tej mbi procedurat e ardhshme. Kur të marrim informacione të detajuara, do të njoftoheni”, u shpreh Shubariç për mediat.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje nga arrestimi madje as nuk u është përgjigjur kërkesave për informacion lidhur me prangosjen e zyrtarëve në Komunën e Graçanicës.
Lini një Përgjigje