TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Prill 2024, 19:35

Vjosa Osmani bisedë telefonike me O’Brien: Diskutuam për hapat e Kosovës drejt KiE-së dhe Marrëveshjen e Brukselit!

Shkruar nga Pamfleti

Vjosa Osmani bisedë telefonike me O’Brien: Diskutuam për hapat e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmësekretarin e Shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien.

Lajmi u bë i ditur nga vetë presidentja Osmani, me anë të një postimi në platformën “X”, ku theksoi se fokusi i bisedës ishin hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe nevoja për zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit.

Një telefonatë produktive sot me ndihmësekretarin e Shtetit, O’Brien. Theksova rëndësinë e të punuarit së bashku me aleatët tonë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

o'brien

Lini një Përgjigje