TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Mars 2024, 14:33

Kurti kërcënoi me padi ndaj Serbisë për gjenocid, revoltohet Vuçiç: Është pjesë e një plani

Shkruar nga Pamfleti

Kurti kërcënoi me padi ndaj Serbisë për gjenocid, revoltohet

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka thënë se Albin Kurti po kërcënon Serbinë me padi për gjenocid pikërisht tani, sepse, sipas tij, dëshiron të përdorë institucionet e Këshillit të Europës dhe përmes tyre të ngre padi kundër Beogradit.

“Është pjesë e një plani masiv për sulme dhe presion ndaj popullit serb dhe Serbisë. Do të durojmë dhe do të fitojmë”, tha Vuçiç gjatë një vizite në njësitë në aeroportin ushtarak në Batajnicë, raporton Danas.

Ai tha se një sjellje të tillë Kurtit ia ka mundësuar pak ditë më parë raportuesja për Kosovën, Dora Bakoyannis dhe vendet perëndimore duke rekomanduar që Kosova të anëtarësohet në KiE.

Siç tha Vuçiç, Kurti ka pritur deri më tani “që një shtet tjetër të ngre padi, sepse Kosova nuk mundet, pasi nuk është një vend i njohur ndërkombëtarisht”.

“Dikush tjetër mund ta bëjë këtë në emër të tyre, që është një çështje shumë e vështirë politike”, tha Vuçiç.

albin kurti aleksander vucic

Lini një Përgjigje