TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Mars 2024, 15:14

Kurti: Po bëhemi gati të akuzojmë Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Shkruar nga Pamfleti

Kurti: Po bëhemi gati të akuzojmë Serbinë për krime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po bëhet gati që të akuzojë Serbinë si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ai nuk dha detaje të mëtejshme, por u shpreh se këto janë çështje të brendshme dhe në kohën e duhur jepen njoftimet e nevojshme. 

“Ministria e Drejtësisë dhe këshilltarët ligjor edhe ekspertë ndërkombëtarë janë duke bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, tha Kurti.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur raunde të reja bisedimesh në nivel negociatorësh janë zhvilluar në Bruksel me shpresën të gjendet një zgjidhje për çështjen e dinarit serb, që e ktheu disa hapa prapa avancimin e procesit të dialogut Prishtinë-Beograd.

Në muajin shkurt është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të dokumenteve të para në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Kurti ka deklaruar asokohe se të gjithë dokumentuesit, hulumtuesit e pavarur, shoqëria civile, ekspertët e jashtëm, media e gazetarë e të gjithë qytetarët kanë institutin që i pret materialet e dëshmitë e mbledhura.

albin kurti serbi gjenocid krime lufte

Lini një Përgjigje