TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Mars 2024, 17:15

Historia e marrëdhënieve Kurti-Rama, kryeministri i Kosovës: Me Shqipërinë nuk jemi kurrë mjaftueshëm afër

Shkruar nga Pamfleti

Historia e marrëdhënieve Kurti-Rama, kryeministri i Kosovës: Me

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhënien me Shqipërinë, i cili shprehet se "nuk jemi kurrë mjaftueshëm afër".

Në trevjetorin e qeverisjes, ai tha se ka gjithmonë vend për përafrim, tema për përbashkim dhe fusha për përfitim të dyanshëm.

“Sot, marrëdhëniet tona ekonomike janë forcuar më shumë se ndonjëherë më parë. Me hapjen e dy zyrave doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fituam qasje në det nga e cila përfitojnë bizneset dhe ekonomia jonë. Investimet nga Shqipëria dhe shkëmbimet tregtare janë rritur e po rriten. Në 2023, Shqipëria u bë partneri ynë kryesor tregtar. E këtë vit, shënuam një moment historik në bashkëpunimit tonë në sektorin energjetik. Funksionalizuam dhe përuruam bursën shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, e cila na mundëson të rrisim shumëfish shkëmbimet përmes kësaj burse të përbashkët. Po aq historike ishte edhe kandidatura e suksesshme e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Ajo u bë e mundshme pikërisht me ndihmën dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Bregdeti shqiptar do të mirëpresë sportin e lundrimit në kuadër të këtyre lojërave”, shkruan Kurti.

Mes dy vendeve janë firmosur 58 marrëveshjeve bilaterale gjatë këtyre tre viteve, e në kuadër të të cilave janë mbajtur edhe dy mbledhje fizike të përbashkëta të qeverive tona. Ndër të tjera, Kurti rendit lehtësimin e qasjes në shërbimet e përditshme; heqjen e kërkesës për vulë apostile; nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësuesit në të dy vendet; funksionalizimin e 26 vendkalimeve të veçanta ndërkufitare etj.

Ai ndalet edhe në projektet e shumta ekonomike që presin të zbatohen midis dy vendeve tona, ndër projektet më të rëndësishme mbarëkombëtare, është marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe hapja e korridoreve ajrore.

 Sipas tij, “abetarja e unifikuar dhe fillimi i punës për Enciklopedinë Shqiptare, i vulosin vlerat e historinë tonë të përbashkët”.

Lini një Përgjigje